Joel Embiid bëhet francez!

Muaj më parë Joel Embiid, kishte nisur procedurën që të marrë nënshtetësinë franceze që të ketë mundësinë të paraqitet në ekipin kombëtar të tyre, e tashmë Embiid e ka fituar këtë të drejtë

Joel Embiid

Një nga basketbollistët më të mirë në Botë, Joel Embiid është pajisur me pasaportë të Francës.

Kamerunasi muaj më parë ka nisur procedurën për ta marrë nënshtetësinë franceze, në mënyrë që t’i lejohet të paraqitet në ekipin kombëtar të “trekolorëve”.

28-vjeçari i lindur në Yaounde nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në fanelën e Kamerunit.

Embiid tashmë ka të drejtë të paraqitet për Francën në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, si dhe në Lojërat Olimpike në vitin 2024 në Paris.

Në edicionin e fundit në NBA luajti me mesatare prej 30.6 pikë dhe 11.4 kërcime për ndeshje, duke u bërë basketbollisti i parë joamerikan i cili merr epitetin e koshashënuesit më të mirë në Ligën më të fortë në planetë.

Në Philadelphia 76ers është që nga viti 2014 e gjatë kësaj kohe ka zhvilluar 326 ndeshje zyrtare ku ka mesatare prej 26 pikë, 11.4 kërcime , 3.3 asistime dhe 1.7 bllokada për ndeshje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika