John Waters, një nga kineastët më eksperimentalë dhe më idiosinkratik i kinemasë moderne amerikane, po kthehet në industri pas një mungese gati 20-vjeçare.
Duke përshtatur romanin e tij, “Liarmouth: A Feel-Bad Romance”, regjisori do të shkruajë skenarin dhe gjithashtu do të drejtojë filmin e ardhshëm. Njoftimi i ri shënon rikthimin e Waters pas 18 vitesh jashtë industrisë, me filmin e tij të fundit, 2004 A Dirty Shame, me aktorë si Tracey Ullman, Chris Isaak, Johnny Knoxville, Mink Stole, Selma Blair dhe Suzanne Shepherd.
Duke folur për filmin e ri, Waters tha “Liarmouth është gjëja më e çmendur që kam shkruar në një kohë, kështu që ndoshta është e përshtatshme që romani im ishte mjaft tronditës për të nisur motorin e karrierës sime filmike”, shkruan Far Out.
I etur për t’u rikthyer në industrinë në të cilën ai bëri emër, ai shton i ngazëllyer që u rikthye në biznesin e filmit, me shpresë për të përhapur gëzimin e çmendur te shikuesit e aventurës së filmit në mbarë botën.
I përshkruar si një histori krimi qesharake, Liarmouth tregon historinë e Marsha Sprinkle, një hajdut valixhesh, me një çip tëvendosur në supe dhe me shumë sekrete në jetë që shkon në arrati. Duke tingëlluar si një pjesë thelbësore e Wasters.
Për John Waters, ose ndryshe siç njihet edhe si “The Prince of Puke” ose edhe si “Duka of Dirt”, bukuria është padyshim në syrin e shikuesit, me aktorin dhe regjisorin ikonik që ka krijuar një karrierë për veten e tij të rrënjosur në thelbin e shijes së keqe. Përgjegjës për të ndihmuar interpretuesin idiosinkratik Divine për të arritur famë kulturore duke e luajtur në filmat e hershëm Roman Candles dhe Mondo Trasho , regjisori paralajmëroi një epokë të re për krijimin e filmave të pavarur, një epokë që inkurajoi lirinë totale të çliruar.