Jordania anulon samitin ku pritej të takohej Bideni me presidentin palestinez

Jordania ka anuluar samitin e planifikuar për të mërkurën, në të cilin pritej të takohej presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, me presidentin amerikan Joe Biden

Jordania ka anuluar samitin e planifikuar për të mërkurën në të cilin pritej të takohej presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, me presidentin amerikan Joe Biden, shkruan AP.

Abbas anuloi pjesëmarrjen në samit në Aman, Jordani, për të protestuar ndaj sulmit të supozuar ajror izraelit në një spital në Gaza, ku pretendohet për mbi 500 viktima.

Në takim do të ishte edhe mbreti i Jordanisë Abdullah dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi.

Anulimi i samitit ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

Izraeli dhe Hamasi kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmin në një spital në Gaza të martën në mbrëmje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika