Jordania thotë se Izraeli synon t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha të dielën se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza

Foto: Reuters

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha të dielën se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes një lufte që i përputhet “përkufizimit ligjor të gjenocidit”.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si “të rrejshme”.

Safadi, vendi i të cilit përkufizohet me Bregun Perëndimor dhe i pranoi shumicën e palestinezëve pas krijimit të Izraelit më 1948, theksoi se Izraeli ka mbjell urrejtje e cila do ta mundojë rajonin dhe përcaktojë gjeneratat e ardhshme.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Ajo cfarë po shohim në Gazë nuk është thjesht vrasje e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrim i vendbanimeve të tyre [nga Izraeli] por një përpjekje sistematike për ta zbrazur tërë Gazën”, tha Safadi në një konferencë në Doha.

Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Eylon Levy, i hodhi poshtë akuzat e Jordanisë, duke thënë: “Natyrisht, këto janë akuza të rrejshme dhe fyese”.

“Izraeli po lufton për ta mbrojtur veten nga përbindëshat që e kryen masakrën e 7 tetorit, dhe qëllimi i ofensivës tonë është t’i sjellim para drejtësisë këta përbindësha dhe të sigurohemi se ata nuk mund ta lëndojë popullin tonë kurrë më”, tha Levy.

Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gazë të largohen nga fushëbetejat për sigurinë e tyre dhe dëshiron që edhe tjerët ta përsërisin këtë thirrje, tha Levy./REL

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika