Edhe pse trajneri i Paris Saint Germain (PSG), Mauricio Pochettino ka zgjedhur të qëndrojë i qetë për shanset e tij që të jetë ende në krye të PSG, tani duket se koha për trajnerin argjentinas, mund të matet me ditë apo orë, si trajner i kampionëve francez.
Zëvendësuesi i tij tani është bërë temë, fillimisht supozohej se klubi do të kishte në krye ish-trajnerin e Real Madrid-it, Zinedine Zidane, menaxheri profesionist francez i futbollit, megjithatë ky informacion nuk ishte fare i sigurtë.
Më pas, dukej se kryesuesi për këtë pozicion ishte trajneri i Sporting Club, Ruben Amorim, i cili dyshohet se kishte mbështetjen e Drejtorit të ri Sportiv të PSG-së, Luis Campos, që do të shpallej së shpejti.
Pas kësaj, emri i José Mourinho-s doli, edhe pse burimet shpejtuan të theksonin se trajneri portugez ishte i lumtur në AS Roma, dhe nuk do të ishte i hapur për një lëvizje në Paris Saint Germain.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, nuk ka pasur kontakte mes trajnerit, Jose Mourinho dhe klubit, ai përmes një postimi ka shkruar se Mourinho do të qëndrojë në AS Roma.
Hapi i parë do të jetë ndarja e rrugëve me Pochettinon, para se të njoftojë Luis Campos për trajnerin e ri të Paris Saint Germain.
Paris Saint-Germain won’t go for José Mourinho as manager, he’s staying at AS Roma. Christophe Galtier is top of the list – but still waiting for PSG to contact OGC Nice. 🚨🇫🇷 #PSG
First step will be to part ways with Pochettino before announcing Luis Campos and the new manager. pic.twitter.com/2VztfRjmiw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2022