Joseph: Çështja e targave dhe dokumenteve serbe është e zgjidhshme

Profesori amerikan Edward P. Joseph, në një intervistë për REL, ka thënë se çështja e targave dhe e dokumenteve mund të zgjidhen lehtë nëse pala kosovare dhe serbe kanë vullnet për ta bërë një gjë të tillë

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se çështja e targave dhe dokumenteve hyrje-dalje, vendime këto të marra nga Qeveria e Kosovës, e që kanë zgjuar tensione në veri të Mitrovicës, mund të zgjidhen.

Sipas tij, duhet të ketë vullnet politik nga pala kosovare dhe serbe.

“Kjo çështje është plotësisht e zgjidhshme, dhe se nuk duhet të ketë dyshim në të. Çështje e targave të makinave ka qenë në agjendë për kohë të gjatë, andaj edhe mund të gjendet zgjidhja, me vullnetin e mirë të të dyja palëve”, ka deklaruar ai.

I pyetur se kush mund të përballet me më shumë presion në negociatat e ardhshme, Joseph ka thënë se kjo do të varet nga propozimet.

Sipas tij nëse njëra palë do të bëjë propozime konstruktive dhe pala tjetër nuk përgjigjet njësoj, atëherë presioni do të shtohet tek pala pasive.

“Varet shumë se çfarë propozime ekzistojnë në tavolinë. Nëse njëra palë ka bërë propozim konstruktiv dhe pala tjetër nuk është përgjigjur, atëherë kësaj të fundit do t’i bëhet më shumë presion, dhe me të drejtë. Me vullnetin e mirë të Serbisë për të jetuar me Kosovën si fqinje, dhe me vullnetin e mirë të Kosovës për të jetuar me Serbinë si fqinje, kjo çështje mund të zgjidhet. Nuk ka dyshim këtu”, ka thënë ai.

Jospeh, e ka kritikuar retorikën nxitëse të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas tij deklaratat e tij për likuidimin e serbëve lokalë janë të papranueshme. Ndërkaq ai e përmendi opozitën në Kosovë që po e kritikon retorikën apo deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa tha se në Serbi nuk po kritikohet fare çaasja e presidentit serb.

“Retorika e presidentit Vuçiq për likuidimin e serbëve është përtej çdo niveli të pranueshëm. Një gjuhë e tillë është përdorur në kohë luftërash, sidomos në Bosnje-Hercegovinë, është përdorur nga serbët për të arsyetuar spastrimin etnik. Në anën tjetër në Kosovë opozita po e kritikon kryeministrin Kurti se edhe ai po bën diçka të tillë. Por shtrohet pyetja, a po e kritikon dikush Vuçiqin në Serbi për gjuhën që po përdor?”

Ndërkaq, të enjten është mbajtur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se në takimin e tyre, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Në një konferencë për media ai tha, se përkundër dështimit për një marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika