Joseph: Duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe hulumtuesi i Universitetit Johns Hopkins, Edward Joseph, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet të festojë për përparimin e votimit të Këshillit të Evropës dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Joseph ka thënë se votimi i së hënës, do ta nxisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“President Vuçiq, së shpejti diplomatët tuaj do të mund të diskutojnë çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut – jo në takimet e kryesuara nga BE-ja – por me kolegët diplomatë nga Republika e Kosovës, në Këshillin e Evropës. Votimi i KiE-së nxit menjëherë perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zbatimi do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe liberalizimi i vizave më në fund do t’u japë serbëve të Kosovës udhëtimin pa viza në BE”, ka thënë ai.

Joseph shtoi se meqë mirëqenia e serbëve të Kosovës është prioriteti kryesor i Vuçiqit, ai duhet ta kuptojë se ata janë përfituesi më i madh.

Ndërkohë ai theksoi se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duhet ta informojë Spanjën dhe vendet tjera mosnjohëse ndaj Kosovës, të cilat janë anëtare të BE-së, se duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika