Joseph: Presidenti Biden të kërkojë nga Ukraina njohjen e Kosovës

Në samitin e NATO-s që do të mbahet në Lituani, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Biden, sipas profesorit amerikan duhet të shfrytëzohet mundësia që Bideni të shtyjë Ukrainën ta njohë pavarësinë e Kosovës

Edward P. Joseph
Edward P. Joseph

Njohësi i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se është koha që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duhet ta inkurajojë Ukrainën që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në samitin e NATO-s që do të mbahet në Lituani, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Biden, sipas profesorit amerikan duhet të shfrytëzohet mundësia që Bideni të shtyjë Ukrainën ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Biden e njeh mirë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilniu. Ndër të tjera, ata duhet ta inkurajojnë Ukrainën që ta njeh Kosovën”, shkroi Joseph në rrjetin social Twitter.

“NATO do të mblidhet në Ukrainë dhe do të hedhë vështrimin nga Ukraina në Ballkanin e trazuar. Aleanca duhet të mbajë disa pika në perspektivë, mbi të gjitha, përgjegjësinë e pashmangshme të NATO-s”.


Në këtë samit do të diskutohet për luftën ruso-ukrainase dhe për rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika