Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani në Këshill të Sigurimit, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se ky i fundit u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze.

Kjo, sipas profesorit Joseph, ishte e pritshme, teksa shton se surpriza e vërtetë ishte se Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani e cila ishte e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme. Osmani: “Ndërhyrja e NATO-s … shënoi një … moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit.” Përfaqësuesi rus: “Agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë uji në historinë globale””, ka shkruar profesori Joseph në platformën X.

Ai theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus.

“Zbulimi – i njohur për serbët e gatshëm të përballen me të vërtetën: Kosova është thjesht një mjet për Moskën që ta përdorë kundër Ukrainës. Putin tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus, duke thirrur ndërhyrjen krejtësisht të ndryshme të NATO-s në rastin e Kosovës për të legjitimuar agresionin rus kundër Ukrainës. Jo, Putin: nuk do të ketë ‘marrëveshje paralele’ për Kosovën dhe Ukrainën në Këshill të Sigurimit. Nuk do të ketë ndarje të asnjërit shtet. Versioni i Osmanit për ndërhyrjen e NATO-s mbizotëron”, ka shkruar Joseph.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika