Joshua konfirmon meçin me Franklin në Londër

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, do të përballet me amerikanin Jermaine Franklin në O2 Arena të Londrës, më 1 prill

Anthony Joshua

Anthony Joshua ka konfirmuar se do të përballet me Jermaine Franklin në 02 Arena të Londrës, në muajin prill.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, dëshiron t’u rikthehet fitoreve pas dy humbjeve radhazi nga ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili ia rrëmbeu titujt dhe e mposhti edhe në rimeç.

Tash e një kohë është raportuar se dy boksierët kanë arritur marrëveshje për duelin, i cili të hënën është konfirmuar nga vetë Joshua, dhe do të transmetohet nga DAZN.

Joshua e ka publikuar një poster zyrtar të meçit në rrjetet sociale, me përshkrimin “Një agim i ri”.

Në këtë mënyrë, duket se britaniku ka paralajmëruar një version më të mirë të vetvetes kur të hyjë në ring më 1 prill.

Franklin ka një rekord mbresëlënës 21-1. Humbjen e vetme e ka nga Dillian Whyte në nëntorin e kaluar, me vendim të gjyqtarëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika