Boksieri Britanik Anthony Joshua do të ndeshet me Oleksandr Usyk këtë të shtunë.
Sipas Joshua vetëm nëpërmjet agresivitetit në ring mund të mirret suksesi.
Joshua ka folur mbi ndeshjen duke thënë se: “ Nuk më intereson se sa i mirë është ai – shpirti im konkurrues do të kapërcejë të gjitha pengesat”.
Në revanshin që do të mbahet të shtunën Joshua premton se do të rizbulojë anën agresive të boksit të tij kur të përballet me Oleksandr Usyk, duke shprehur se do ta mund kundërshtarin e tij pavarësishtë nëse është Usyk apo dikush tjetër.
Ndër të tjerash Joshua ka shtuar për Sky Sports News se, “ të shtunën dua ta godas kundërshtarin tim”.
Joshua pranon se një qasje e mbushur me veprime, shkatërruese kishte qenë çelësi për suksesin e hershëm në karrierën e tij.
Ndeshja e të shtunës mund të ndiqet në Sky Sports Box Office më 20 gusht.