“Ju ka prishur llamella”: Munishi ironizon rëndë me Dritën, flet me elozhe për Ballkanin

Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka 'thumbuar' skuadrën e Dritës në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Munishi ka thënë se deri më tani nuk e ka parë asnjë skuadër serioze që mund ta rivalizojë Ballkanin në rrugën drejt titullit.

”Drita është dashur eventualisht ta shfrytëzojë shpërqendrimin e Ballkanit kur ka pasur lojëra në Evropë. Drita është dashur të jetë më konkrete. Çka kemi parë dhe bëjmë analizë deri këtu, nuk shoh skuadër serioze që mund ta rivalizojë Ballkanin në rrugën drejt titullit,” tha ai.

Ish-trajneri i Ferizajt vazhdoi edhe të ironizojë me skuadrën gjilanase.

”Feronikeli luajti mirë, derisa Ballkani e qiti një marsh ma nalt, edhe aty po bëhet pastaj diferenca, si pe ndërrojnë shpejtësinë. Teksa Dritës për momentin ju ka prishur llamella, po kanë probleme,” tha Munishi.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika