Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video të kryeministrit, Albin Kurti.
Ku Kurti, kishte thënë para disa viteve se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është autokrat.
Ky reagim i Lushtakut erdhi pas vizitës së Kurtit në Turqi, ku është takuar me Erdoganin.
- Kurti nga Stambolli: Me Turqinë në NATO na bashkon orientimi, e në KiE vlerat
- Pas takimit me Kurtin, Erdogan premton mbështetje për Kosovën në integrimin evropian dhe NATO
Lushtaku i është drejtuar presidentit turk, që ta falë Kurtin, pasi sipas tij është hipokrit.
“I nderuar President i shtetit mik të Turqisë, z. Erdogan, ju lutem që në emër të raporteve miqësore ndërshtetërore ta falni këtë hipokrit. Çünkü bu ikiyüzlülük yapmak için doğdu (sepse ka lindur për të qenë hipokrit)!”, ka shkruar Lushtaku.
Kurti në këtë video të publikuar nga Lushtaku dëgjohet duke e krahasuar Erdoganin me Viktor Orbanin, Vuçiqin, Gjukanoviqin, Putinin, Gruevskin.
“Nuk mund të them se Turqia është një vend demokratik, më shumë është një vend autokraci, por nuk është as dikatur. Dhe fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë me modë, edhe Viktor Orban, edhe Putini edhe Gruevcki edhe Gjukanoviqi. Najshëm qysh po bëjnë edhe autokratët e tjerë në Ballkan dhe në Lindje përgjithësi. Prej Viktor Orbanit në Hungari, Vuçiqit në Serbi, Gjukanoviqit Mal të Zi, të Gruevski në Maqedoni, e deri të Erdogani në Turqi e Putini në Rusi ka një tendencë autokratike”, thotë Kurti në videon e publikuar nga Lushtaku.