Jubileu i 20-të i takimeve letrare “Azem Shkreli” nderon Eqrem Bashën

Në ambientet e hotel "Dukagjini" në Pejë u mbajtën takimet letrare ndërkombëtare të "Azem Shkrelit". Në jublieun e 20-të pati shumë të pranishëm, artistë, poetë, autorë, dhe mbi gjitha ky manifestim u nderua me prezencën e akademikut, Eqrem Basha, një ndër iniciatorët kryesor që së bashku me të ndjerin Agim Llukën egziston sot shtëpia botuese "Dukagjini".

Në prani të shumë poetëve, shkrimtarëve, autorëve u mbajt jubilieu i 20-të i takimeve letrare ndërkombëtare të Azem Shkrelit.

Si çdo vit edhe kësaj radhe nuk kishte si te mungonte organizimi i kësaj ngjarje artistike në qytetin e Pejës, më saktësisht në ambientet e hotel “Dukagjinit”.

Këtu çmimi u nda për akademik Eqrem Bashën, i cili tha se është i emocionuar për çmimin letrar të marrë pikërisht në Pejë sepse thotë që lidhja më këtë qytet nisi dekada më parë.

“Për 25 vite kam drejtuar shtëpinë botuese “Dukagjini”, jam që në embirionet e tij, bile ndjejë edhe sot atë mallë, atë krenari për një periudhë të vështirë nëpër të cilën kemi kaluar të gjithë ne dhe duhet të keni parasysh që Dukagjini u themelua në kohën më të vështirë për librin shqip”, ka thënë Basha.

Mes tjerash me nostalgji kujton edhe punën e bërë në shtypshkronjën “Dukagjini” me të ndjerin, Agim Llukën.

“Aktivitet që kanë nisur nga Dukagjini, aktivitetet në një periudhë tepër të vështirë, por më të drejtuar me një njeri të jashtëzakonshëm siç ishte Agim Lluka dhe unë ndihem familjar me të gjithë njerëzit e Dukagjinit”, ka thënë Basha.

Organizimi u realizua nga drejtoria për kulturë, rini dhe sport në Pejë, ku drejtoresha Xhenet Syka tha se ndarja e çmimeve ishte prej një jurie profesionale.

“Kulmi i festivalit ka arritur majat e tij në ndarjen e çmimit për letërsi, çmim ky që komisioni profesional i udhëhequr nga akademik Ali Aliu është përcaktuar për ankademikun, Eqrem Basha, njeriun që në kohë të vështirë solli një margaritar në një Kosovë jo të lehtë të menaxhuar, ai margaritar është shtëpia botuese Dukagjini që akoma edhe sot është një nga krenarit e Kosovës dhe vazhdon të jetë njëra ndër shtëpitë botuese në Ballkan dhe jo vetëm”, ka thënë Syka.

Takimet letrare ndërkombëtare “Azem Shkreli” në qytetin e Pejës do të jenë me një manifestim dy ditor me shumë të ftuar dhe figura të rëndësishme letrare.

Shija e redaktorit

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Të fundit nga rubrika