Juniku e Deçani janë komunat me më së shumti investime për kokë banori

Instituti i GAP-it prezanton buxhetin e Kosovës për vitin 2022, i cili mbërrin në 2.7 miliardë euro dhe njofton se përfitueset më të mëdha janë komuna e Junikut dhe Deçanit

Komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale, krahas popullsisë në dy vitet e fundit, thuhet në raportin e GAP-it “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investimet kapitale”.

Përmes një komunikate për media, si rezultat i vazhdimit të projekteve të mëhershme, në Ligjin për buxhet 2022 kishte pak hapësirë për projekte të reja.

Raporti thotë se mbi 86.6 milionë euro apo 86% e projekteve të ministrive në komuna janë vazhdim i viteve të kaluara, ndërsa rreth 10.3 milionë euro janë projekte të reja.

GAP thekson se njësoj si në vitin e kaluar, komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë, ndërsa, komunat sikurse ajo e Shtërpcës dhe Graçanicës, përfitojnë më pak investime.

“Gjithashtu, Komuna e Junikut mbetet komuna më e privilegjuar, me 122.74 euro e gjithsej investimeve kapitale të ministrive për kokë banori, ndërsa Komuna e Graçanicës mbetet si komuna me investimet kapitale më të ulëta për kokë banori, përkatësisht me shumën 4.11 euro. Në përgjithësi, dallimi në mes investimeve të ministrive drejt komunave në këtë vit është më e ulët sesa në vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Raporti thekson se gjatë vitit 2022, 20 komuna do të përfitojnë nga projektet e reja të ministrive në vlerë rreth 10.3 milionë.

Sipas GAP-it, nga këto projekte të reja, në raport me përqindjen e investimeve kapitale krahas popullsisë, Komuna e Kamenicës renditet e para me 27 euro investime për kokë banori, ndërkaq pas saj radhiten komunat e Vitisë me 15.65 euro dhe e Podujevës me 14.54 euro.

“Ndërsa nëse i analizojmë investimet për nga shuma, komunat të cilat do të përfitojnë më shumë janë Prizreni (rreth 1.9 milionë euro), Prishtina (rreth 1.5 milionë euro), Podujeva (rreth 1.2 milionë euro) dhe Gjakova (1 milion euro)”, thuhet në njoftim.

Raportin e plotë të GAP-it mund ta gjeni këtu.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika