Një diskutim i dhunshëm mes drejtorit sportiv dhe trajnerit të Torinos që ka ndodhur para ca ditëve para një Hoteli ku qëndronin edhe lojtarët, e ka dëmtuar edhe ekipin.
Trajneri Juric në fakt ishte një hap larg dorëheqjes.
Ai i kishte thënë skuadrës se donte të largohej.
“Unë them mjaft, kështu që nuk mund të vazhdojmë, jam ngopur… këtë herë vërtet jap dorëheqjen”, u kishte rrëfyer trajneri djemve.
I gatshëm për të dhënë dorëheqjen dhe për të ndërprerë aventurën e tij me Torinos, lojtarët e ekipit e kishin bindur për qëndrimin e tij.
Sipas Sportmediaset, lojtarët ishin drejtuar nga trajneri,” Ju lutem zotëri, mos e bëni këtë, as mos e mendoni, mos na lini, si mund të bëjmë pa ty?”.
Juric pas kësaj kishte vendosur për qëndrimin e tij të mëtutjeshëm në ekip si trajner i Torinos.