Juristi amerikan: Putin do të akuzohet për krime të tjera lufte, duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten urdhër-arrest për presidentin rus Putin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë dhe jo vetëm. Sipas juristit amerikan David Scheffer, Putin duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

“Presidenti i Rusisë, Putin do të jetë subjekt i arrestimit gjatë gjithë jetës së tij”.

Kështu ka deklaruar juristi amerikan i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, David Scheffer.

Të premten, ishte Gjykata Ndërkombëtare Penale e cila lëshoi të premten urdhërarrestim për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë dhe jo vetëm. Në urdhër-arrestin ndaj tij përfshihej dëbimi i paligjshëm i fëmijëve dhe pretendimet se i njëjti kishte detyruar birësimin e të njëjtëve në Federatën ruse.

Scheffer ka thënë se të qenurit një subjekt i arrestimit  do të jetë pjesë e jetës së Putinit.

“Presidenti Putin do të jetë subjekt i arrestimit gjatë gjithë jetës së tij. Për shkak të urdhërarrestimit të lëshuar sot [më 17 mars] nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ai do të identifikohet përgjithmonë si i akuzuar i arratisur, derisa të arrestohet dhe të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për atë që njihet si konfirmim i akuzave. Pas kësaj, nëse gjykatësit pajtohen, ai do të jetë i pandehur para Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, ka deklaruar ai për REL.

Krahas kësaj, i njëjti ka thënë që vendet të cilat refuzojnë t’a bëjnë një gjë të tillë duhet të vendosin nëse duan të shihen si shkelëse të detyrimeve të traktatit të Romës ose jo. Në statusin e kësaj  të fundit, fëmijët ruhen me ligj dhe është Rusia ajo e cila pretendohet të ketë shkelur atë nën urdhërat e Putin.

I pyetur se nëse Putin do të frikësohet të realizojë udhëtime, Scheffer thotë se tanimë, Putin nuk po udhëton me avionë.

“Sigurisht. Ai duhet ta marrë shumë parasysh këtë. Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai thotë se është i sigurt që akuzat ndaj Putinit lidhur me dëbimin dhe detyrimin e adoptimit të fëmijëve ukrainas është vetëm akuza e parë ndaj tij.

“Po, jam i sigurt se do të akuzohet për krime të tjera lufte. Vetë prokurori ka sinjalizuar në fillim të kësaj jave se mund të ngrihet akuzë për sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhërarrestim edhe për këtë krim”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika