Justin Bieber është afër një marrëveshjeje për të shitur të drejtat e muzikës

Ylli i popit, Justin Bieber, është afër një marrëveshjeje me vlerë rreth 200 milionë dollarë për të shitur të drejtat e tij muzikore për Hipgnosis Songs Capital, të mbështetur nga Blackstone Inc

Justin Bieber

Ditët e fundit u publikua lajmi se Justin Bieber po shet katalogun e tij muzikor për një shumë prej 200 milionë dollarësh. Lajmi u publikua nga The Wall Street Journal, duke theksuar se marrëveshja do të ishte me Hipgnosis Songs Capital.

Kjo do ta bënte atë, në moshën 28-vjeçare, muzikantin më të ri që ka shitur të drejtat e veprës së tij.

Marrëveshja e mundshme përfshin interesin e artistit kanadez, si në katalogun e tij botues, ashtu edhe në katalogun e muzikës së regjistruar, sipas raportit.

Hipgnosis blen katalogë këngësh nga artistë dhe fiton të ardhura kur muzika e tyre transmetohet në internet ose përdoret në filma ose reklama, raporton Marca.

Në përgjithësi, shitja e të drejtave të katalogut bëhet zakonisht nga artistë me një karrierë të gjatë, si Bob Dylan, Sting ose Fleetwood Mac, të gjithë mbi 60 vjeç dhe është bërë praktikë e zakonshme vitet e fundit për shkak se shitjet e albumeve kanë rënë dhe ata varen nga turnetë për të fituar para.

Bieber u bë i famshëm kur ishte 13 vjeç pas suksesit të këngës së tij “Baby”. Ylli i popit zbuloi në qershor se ai ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, e cila la gjysmën e fytyrës së tij të paralizuar, duke e detyruar atë të anulonte shfaqjet e tij.

Artisti tjetër i popit, Justin Timberlake , i shiti të drejtat për këngët e tij , duke përfshirë hitet si “Cry Me A River” dhe “Rock Your Body”, te Hipgnosis Song Management në maj.

Turnetë e anuluara të Justinit kanë goditur financat e tij

Vitet e fundit, Bieber ka anuluar disa koncerte për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe pandeminë, por ka qenë edhe sepse thjesht nuk e ka pasur dëshirën.

Këtë vit ai pati anulime për shkak të problemeve shëndetësore, por nga ato që poston në Instagramin e tij, ai ende po i jep vetes një jetë që po i kushton shumë dollarë.

Problemi, sipas Wall Street Journal, është se nga ato 200 milionë dollarë ai duhet të ndajë shumë nga ato para mes të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, pasi ai nuk është dikush që zakonisht i shkruan këngët e tij solo, por me njerëz të tjerë.

Por sipas disa burimeve të afërta me yllin kanadez, Marca shkruan se ai mbeti pa para për shkak të teprimeve të përditshme, të cilat duket nuk dëshiron t’i ulë, pra po i mbarojnë paratë, dhe kjo po i shkakton probleme në planin personal me gruan e tij.

Marrëveshja nuk është ende zyrtare, por gjithçka tregon se do të shpallet së shpejti, pasi Bieber duhet të ketë likuiditet për të rregulluar problemet e tij financiare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika