Juventus dhe Atlentico Madrid do të luajnë në Torino pas anulimit të ndeshjes në Izrael

Si pasojë e bombardimit të Izraelit në Rripin e Gazës, ndeshja ishte anuluar. Por klubet kanë vendosur që loja të zhvillohet në Continassa, terrenin stërvitor të Juventusit në ditën e njëjtë që ishte paraparë

Ilustrim

Juventus dhe Atletico Madrid më në fund do të luajnë në një miqësore të dielën e 7 gushit.

Të dy klubet do të përballen në Continassa, terrenin stërvitor të Juventusit.

Juventus dhe Atletico Madrid duhej të luanin një miqësore të dielën e 7 gushtit në Izrael.

Por, bombardimi i fundit i Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe sulmet e mundshme hakmarrëse, kanë bërë që pala italiane të mos dëshironte të udhëtonte dhe kështu ndeshja është anuluar.

Të dy klubet po kërkonin një zgjidhje të mundshme për të luajtur ndeshjen diku tjetër pavarësisht kohës së shkurtër që kishin për të aranzhuar vendin se ku do të zhvillohet ndeshja.

Por, më në fund, të dy ia kanë dalë ta bëjnë këtë, raporton Besoccer.

‘Sky Sport’ ka njoftuar se Juventus dhe Atletico Madrid do të përballen në orën 18:00 CEST , në vend të orës 20:30 CEST siç ishte planifikuar fillimisht.

Vendi i zgjedhur është Continassa, terreni stërvitor i Juventusit. Aty të dyja klubet do të përgatiten në prag të sezonit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika