Tifozët e Juventusit kanë vërë re se fanella e Paulo Dybalas është hequr nga dyqani, ndryshe nga ato të Federico Bernardeschit, Giorgio Chiellinit dhe Alvaro Moratas.
Gjersa u kishte thënë lamtumirë me lot në sy në Allianz Juventus Stadium në ndeshjet e fundit, ish-kapiteni do të largohet si lojtar i lirë më 30 qershor.
Megjithëse këtë verë u liruan edhe Morata, Bernardeschi dhe Chiellini, fanellat e tyre mbeten në shitje në faqen zyrtare të Juventusit. Ndërsa e njëjta gjë, nuk vlen për fanellën e Dybalas.
Numri i tij 10 është hequr nga faqja dhe nuk mund të blihet më.
Ka disa arsye të ndryshme të sugjeruara për këtë trajtim, duke përfshirë idenë se numri i tij 10 do t’i dorëzohet nënshkrimit të ri të Paul Pogba kur ai të arrijë nga Manchester United.
La Juve 'cancella' Dybala: la maglia della Joya sparita dallo store. Ci sono invece Chiellini, Bernardeschi e Morata https://t.co/cpDxOCBGwy
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) June 18, 2022
Një tjetër pretendim është se tifozët e Juventusit ndihen të tradhtuar nga vendimi i dukshëm i Dybala për të nënshkruar me rivalët e tyre të përhershëm Interin.