Përmes një njoftimi zyrtar në rrejtin social Facebook “Kosovo Basketball Federation” është bërë e ditur se kampioni i Kosovës, Ylli, është në listën e ekipeve që do të luajnë kualifikime për të arritur në fazën grupore të Basketball Champions League.
Shorti për raundin kualifikues dhe fazën grupore do të mbahet më 7 korrik, kur edhe suharekasit do të kuptojnë kundërshtarin e parë të tyre në këtë nivel të garave ndërkombëtare.

Raundet kualifikuese luhen më 21 shtator, ku 24 skuadra do të luftojnë për të arritur fazën grupore të garës. Sezoni i rregullit i BCL fillon më 4 tetor, ku 32 ekipe ndahen në tetë grupe me nga katër pjesëmarrës.