Ka dalë nga shtrati një pjesë e liqenit artificial në Mitrovicë (VIDEO)

Të enjten e 19 janarit, si pasojë e reshjeve të shiut, liqeni artificial në Mitrovicë ka dalë nga shtrati

Ilustrim

Të enjten e 19 janarit, reshjet e shiut vazhdojnë të jenë të pranishme në shumicën e territorit të Kosovës, ku si pasojë e tyre, në disa zona raportohet se ka edhe vërshime.

I rrezikuar nga reshjet është edhe liqeni artificial në Mitrovicë, i cili gjatë mesditës ka dalë nga shtrati, duke krijuar pengesa në komunikacion dhe mbushje të rrugëve me sasi të mëdha të ujit.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur ekipi i terrenit i RTV Dukagjinit, i cili edhe ka siguruar video ku shihet se liqeni artificial në Mitrovicë ka dalë nga shtrati, duke përfshirë pjesën tjetër të rrugës në ujë.

Ndërsa, në videon e radhës, shihet se rrugët aty afër janë të mbushura me ujë, por veturat vazhdojnë të qarkullojnë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika