Ka dështuar raundi i parë i votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë  

Në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri nuk kishte emër të ndonjë kandidati potencial, ku edhe ka dështuar seanca për ta zgjedh të parin e vendit

Në Komisionin e Ligjeve nuk kishte shkuar asnjë kandidatura, për t’u vlerësuar. Pa marrë parasysh përpjekjet e negociatave për zgjedhjen e një emiri konsensual, nuk është arritur të gjendet një i tillë.

Sipas Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përgjegjësia i takon socialistëve.

“Ky dështim është mbi supet tuaja”, kishte thënë Alibeaj në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, kishte bërë me dije se “këtu jemi në një proces parlamentar dhe mazhoranca ua ka dhënë mundësinë”.

Për këtë temë kishte folur edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, i cili ka thënë se i qëndron idesë së tij për të dalë me një emër të përbashkët nga fronti opozitar.

“Duhet të gjejmë një emër të përbashkët”, kishte theksuar Mediu.

Emiri i Presidentit të vendit duhet të jetë rruga drejt stabilitetit institucional, ka vlerësuar Oerd Bylykbashi.

“Është proces politik që duhet të burojë nga vota. Një emër i pranueshëm për të gjithë na bën të futemi në një trajektore stabiliteti”, ka thënë Bylykbashi.

Për zgjedhjen e Presidentit në tre votimet e para kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, që imponon konsensus me opozitën.

Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë me 71 vota, që i jep mundësinë mazhorancës socialiste të votojë sipas dëshirës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika