“Ka me pasë shumë akuza e arrestime”, Abrashi akuzon prokurorinë për motive politike pas intervistimit të Mihalit

Artan Abrashi, deputet i LVV-së, ka “sulmuar” Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, duke e quajtur këtë veprim një akt politik të motivuar nga opozita, për të minuar reputacionin e Vetëvendosjes para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si dëshmitare për disa çështje penale.

Abrashi e ka cilësuar këtë veprim si një akt politik të motivuar nga opozita, duke sugjeruar se Prokuroria po shfrytëzohet për të goditur reputacionin e partisë para zgjedhjeve.

“Kur Gjykata Kushtetuese merr ndonjë vendim që duket në favor të Qeverisë, menjëherë pasojnë dy-tri vendime kundër kushtetuese ndaj Qeverisë, ndonëse ligjet janë të drejta.

Një analizë e thjeshtë:

A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi?

Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ai vlerësoi se ky veprim është një sinjal se opozita ka ndërmarrë një fushatë të organizuar për të destabilizuar LVV-në, kështu Abrashi ka paralajmëruar se do të ketë shumë akuza dhe ndoshta edhe arrestime.

“A e dini çfarë mesazhi është ky?

Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë.

Me pak fjalë,

Të dashur qytetarë,

Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË!”, ka shtuar Abrashi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika