Ka ndërruar jetë piktori Mentor Ejupi, i njohur si Toro

Ka ndërruar jetë piktori dhe karikaturisti, Mentor Ejupi, i njohur si Toro, në moshën 56-vjeçare

Piktori dhe karikaturisti, Mentor Ejupi, i njohur si Toro, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur e bija e tij, Alketa Ejupi-Bunjaku, përmes një njoftimi në Facebook.

“Papa, të kam pas gjithçka – jo vetëm babë, por edhe shokun më të ngushtë në jetën time. Kemi bërë gjithçka bashkë. Nuk kam mundur të përgatitem për ketë ditë kurrë – s’e kam menduar edhe s’kam dashur ta mendoj çka të shkruaj për ty. Ata që të kanë njohur e dinë çfarë njeri ke qenë”, ka shkruar ajo.

Pas lajmit për vdekjen e tij, piktorë të shumtë e kanë kujtuar atë duke shpërndarë fotografi dhe kujtime me të në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Mentor Ejupi ka qenë duke jetuar dhe vepruar në Hamburg të Gjermanisë, ku hapi edhe ekspozita të ndryshme të artit pamor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika