Ka nisur takimi mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe delegacionit të OKB-së

Ka filluar takimi mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë e delegacionit të Kombeve të Bashkuara, për eksportin e grurit ukrainas

Takimi katërpalësh ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Federatës Ruse dhe Ukrainës dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara

Ministria turke e Mbrojtjes (MTM), nëpërmjet një njoftimi në Twitter,  ka njoftuar për nisjen e takimit mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit ukrainas.

“Në Kalender Pavilion filloi takimi katërpalësh ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Federatës Ruse, Ukrainës dhe delegacionit të Kombeve të Bashkuara, lidhur me dërgimin e sigurt të drithërave dhe mallrave ushqimore që presin në portet e Ukrainës”, ka shkruar MTM në Twitter.

Për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë, portet ukrainase janë të bllokuara për eksportimin e grurit, dhe ky bllokim ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të grurit.

Në këtë takim do të diskutohet mundësia e lejimit të dërgimit të grurit dhe drithërave të tjera nga Ukraina drejt Evropës, nëpërmjet disa korridoreve.

Është hera e parë që palët ruse dhe ukrainase u mblodhën në një takim kushtuar zgjidhjes së krizës ushqimore.

Ky takim erdhi pas bisedave telefonike të presidentit turk Erdodan, me presidentin e rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskyy në fillim të kësaj jave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika