Qëllimi i kësaj gare ka qenë ngritja e motivit, vullnetit dhe frymës ekipore, tek komponenti i nënoficerëve, në kuadër të Gardës Kombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, është bërë e ditur se ka përfunduar kjo garë ekipore e cila është një garë vjetore që tregon më shumë rreth përgatitjeve dhe frymën ekipore të njësive të gardës.
“Gara është organizuar në disa disiplina si: çmontimi dhe montimi i armës, tërheqja me litar, hedhja e granatës, vrapimi me stafet, poligoni i kalitjes fizike, bartja e municionit”, shkruhet në postim.
Sipas tyre kjo garë ka pasur karakter vullnetar ku të gjithë ata që kanë marrur pjesë kanë treguar guxim, motiv dhe disiplinë sa i’u përket sfidave të kësaj gare duke treguar kështu triumfin e tyre të arritur.
Gjithashtu, rezultatet kanë qenë mjaftë të mira ku aty është treguar edhe gjendja e mirë fizike e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare.
Në këtë qendër të trajnimeve ushtarake që ka karakter ndërkombëtarë pritet të vijnë për trajinime edhe holandezët, ndërsa këtu ka pasur një frenim të intensitetit të punëve për shkak të pandemisë COVID-19.