Polemika përmes deklaratave, fajësime e akuza mes palëve e shpalosje të dokuementeve që u prezantuan brenda, u panë pas takimit të djeshëm në Bruksel por, ujdi nuk pati.
Se dakordimi nuk u arrit as të enjtën u konfirmua edhe nga nikoqiri Josep Borrell edhe nga krerët e shteteve që po përpiqen për dialog, veçse shkaktarin nuk e patën të njejtë.
E vërteta që po vazhdon të mbetet janë sanksionet ndaj Kosovës, e që sipas BE-së ato mund të lehtësohen apo krejt e kundërta.
Peter Stano, zëdhënës i BE-së ka thënë se “Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karotën por edhe shkopin. Masat do të jenë aty për aq sa vlerësohet. Ato mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen”.
Rrethanat e krijuara nuk i japin aspak shpresë se zgjidhja është afër, profesorit të mardhënieve ndërkombëtare Dorajet Imeri.
Dorajet Imeri, profesor i mardhënieve ndërkombëtare ka thënè se “E para ka një çarje të thellë mes palëve të përfshira në dialog dhe mundësia për të krijuar zgjidhje është minimale, e dyta Kosova nuk e sheh Bashkimin Evropian kredibil për të prodhuar zgjidhje dhe e treta ka mosbesim total në raportet Kosovë-Bashkim Evropian, dhe pastaj mundësia për të prodhuar një zgjidhje do të jetë relativisht e ulët ose inegzistente. Këtu mund të prodhojmë pasoja, ato mund të vijnë në formën e sanksioneve”.
Teksa për profesiorin universitar Faton Ismajli, konfrontimi me ndërkombëtarët nuk mund të vazhdojë pambarimisht, për çka thotë se Kurti e ka borgj një sqarim.
Faton Ismajli, profesor universitar ka thënë se “Kosova po rrezikon që të zhytet edhe më shumë në krizën e raporteve me ndërkombëtarë, kjo po duket se kryeministri aktual e bën qëllimshëm dhe e ka një far vizioni të bllokadës dhe konfrontimit me ndërkombëtarë. … Kosovës i ka rënë mirë sa herë I ka dëgjuar ndërkombëtarët, kryeministri duhet të tregojë se kah po e qon Kosovën, njëra prej opsioneve mund të jetë edhe një zgjedhje“.
Peter Stano që është zëdhënës i BE-së, ndër të tjera të premtën ka thënë se takimi nuk ka dhënë rezultat për shkak se palët nuk janë të gatshme të kapërcejnë dallimet e tyre.