“Ka tronditur gjithë Kosovën” – Pasojat e vërshimeve që ndodhën në Pejë përmes fotografive

"Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën"

“Ka tronditur gjithë Kosovën” - Pasojat e vërshimeve që ndodhën gjatë natës së mbrëmshme në Pejë përmes fotografive

Gjatë mbrëmjes të së shtunës qyteti i Pejës është përfshirë nga vërshimet, kështu duke lënë të vdekur dy persona, një fëmijë dhe një grua, e shumë dëme materiale.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se vdekja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”, ka shkruar Osmani.

Edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me vërshimet në Pejë, gjatë së shtunës.

“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, ka shkruar Krasniqi.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me vërshimet që kishin përfshirë qytetin Pejës. Kurti ka thënë ka thënë se kjo është humbje  madhe për Kosovë, duke shprehur ngushëllimet e tij dhe të Qeverisë familjes dhe miqëve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Këtu mund t’i shihni pasojat e vërshimeve përmes fotografive që jua sjell Dukagjini nga vendi i ngjarjes. Dukagjini do t’ju mbaj të informuar në kohë për çdo zhvillim atje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika