Ka vdekur në moshën 43-vjeçare, reperja Gangsta Boo

Ylli i hip-hop-it (emri i vërtetë Lola Mitchell) vdiq të dielën në Memphis, Tennessee, konfirmuan përfaqësuesit e reperit në Echoing Soundz në një deklaratë për shtyp

GanstaBoo2

Ka vdekur reperja, Gangsta Boo, e cila ishte anëtare e grupit të njohur të muzikës hip-hop, “Three 6 Mafia”. Ajo ishte vetëm 43-vjeçare.

Lola “Gangsta Boo” u gjet e vdekur të dielën (1 janar) në vendlindjen e saj Memphis, Tennessee. Ende nuk është bërë publike për media shkaktari i vdekjes së artistes amerikane.

“Familja Mitchell dëshiron t’i falënderojë të gjithë për ngushëllimet rreth vdekjes së parakohshme të Lolas. Ata po ashtu kërkojnë që të vazhdoni të luteni për ta dhe njëkohësisht ta respektoni privatësinë e familjes teksa po e proceson humbjen e më të dashurës së tyre,” thuhej në deklaratën për media të lëshuar nga nëna e reperes, Veronica Mitchell.

Vdes reperja në moshën 43 vjeçare

Gangsta Boo e filloi karrierën muzikore në moshën 14-vjeçare kur u zbulua nga DJ Paul, anëtari themelues i grupit “Three 6 Mafia”. Një vit më vonë ajo ju bashkua këtij grupi të përbërë nga, DJ Paul, Juicy J, Crunchy Black dhe Lord Infamous.

Reperja fitoi famë të menjëhershme me t’u lansuar albumi debutues i grupit, “Mystic Stylez”, në vitin 1995. Ajo ishte pjesë edhe e pesë albumeve tjera të grupit. Në vitin 1998 e bëri një shkëputje nga “Three 6 Mafia” duke e lansuar albumin debutues si solo artiste, “Enquiring Minds”.

Ky incizim u karakterizua nga hiti “Where Dem Dollas At”, i realizuar në bashkëpunim me artistët Juicy J dhe DJ Paul.

Pasi “Three 6 Mafia” e lansoi albumin “Choices: The Album” në vitin 2001, Lola u largua nga grupi për t’u fokusuar në karrierën e saj si solo artiste. Albumi i saj i dytë ishte, “Both Worlds (asterisk)69”, i cili u pozicionuar në vendin e 29-të të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”. Albumi i tretë i reperes, “Enquiring Minds II: The Soap Opera”, u publikua në vitin 2003.

Gjatë karrierës së saj, Gangsta Boo bashkëpunoi me artistë të njohur si: grupi “OutKast”, Eminem, Gucci Mane, Lil Jon, E-40 dhe T.I..

Muajin e kaluar, reperja tha po bëhej gati për ta publikuar albumin e katërt të incizuar në studio, “The BooPrint”. Vetëm javën e kaluar, ajo e xhiroi videoklipin e palansuar të këngës, “Imma Mack”, me producentin Drumma Boy.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika