Kabashi: Kurti bën show me zhurmë në tubime elektorale për të fshehur dështimet e tij

Analisti politik Bekim Kabashi ka theksuar se kryeministri Albin Kurti po i shmanget ballafaqimit me gazetarët, opozitën dhe debatet televizive, pasi, sipas tij, nuk dëshiron të përballet me të vërtetën e dështimeve të tij qeverisëse.

“Kryeministri Kurti i frikësohet përballjes me të vërtetën, kjo është arsyeja pse i shmanget studiove televizive, i shmanget gazetarëve dhe opozitës. Fatkeqësisht për të, e vërteta janë dështimet e tij në qeverisje dhe kjo është lehtë e argumentueshme dhe për këtë arsye e ka shumë të vështirë të vijë të përballet me  gazetarë dhe opozitën sepse ato sot janë fakte dhe ai ka zgjedhe një formë tjetër, vetë tubime elektorale, të zhurmshme. Tubime pa ofertë konkrete, dhe pa prezantim të punës së tij konkret të kaluarës, sepse prezantimi i punës së tij e përballë  me dështimet në qeverisje, kjo është arsyeja pse sot nuk është i qetë në tubime elektorale, mundohet të bëjë show përmes zhurmës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Sipas tij, strategjia elektorale e Kurtit nuk ka për qëllim motivimin e qytetarëve për ta votuar, por fshehjen e dështimeve dhe ruajtjen e mbështetjes ekzistuese për Vetëvendosjen.


“Jo, kjo është strategji me i fsheh dështimet, kjo është me rujt mos me ra elektorati, mbështetja për LVV-në, për Kurtin”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika