Kabashi thotë të ketë dëgjuar një bisedë se Fadil Gashi nuk u bindej urdhrave të Thaçit

Dëshmitari në Hagë, Shefqet Kabashi, ka deklaruar se kishte dëgjuar një bisedë mes Hashim Thaçit dhe Fadil Gashit në të cilën Gashi i kishte thënë Thaçit se i bindet vetëm presidentit Ibrahim Rugova dhe se sipas tij, në këtë kohë kishte marrë urdhër për ta vrarë Gashin që nuk iu ishte bindur urdhrave

Në deklaratën e tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Shefqet Kabashi thotë se kishte dëgjuar që Hashim Thaçi kishte pasur një bisedë me Fadil Gashin.

Sipas Kabashit ai kishte dëgjuar që Gashi t’i ketë thënë Thaçit që nëse ai është “Komandant Gjarpri” ai është një gjarpër tjetër që do të thoshte që nuk do merrte urdhra prej tij, por prej ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“Ne dëgjuam menjëherë se Fadil Gashi kishte pasur një bisedë me Hashim Thaçin në atë kohë e quanin “Gjarpri” kishin bisedë kush është në krye e kush nuk është, kur Hashim Thaçi nuk është se vinte shpesh nga Drenica në Malishevë në ato zona në Zonën e Dukagjinit, nuk vinte çdo javë apo çdo ditë, Hashim Thaçi bashkë me Rexhep Selimin dhe të tjerët nga Shtabi i Përgjithshëm, pra me sa di unë kur ata vinin, vinin dhe ndalonin në fshatin e Sferkës tek Halim Gashi. Fadil Gashi me ato që dinim aso kohe i thanë ata që ne jemi nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ne jepim urdhra për gjithçka që ndodhë në UÇK, kjo u diskutua edhe në gazeta mbas lufte dhe i tha atij që unë jam komandant Gjarpri. Fadil Gashi i tha që në qoftë se ju jeni komandant “Gjarpri” unë jam një gjarpër tjetër që do të thonte se nuk marrë urdhra prej jush por marrë urdhra prej president Rugovës dhe njerëzve të tij”, tha Kabashi gjatë dëshmisë së tij.

Tutje ai tha se pasi kishte dëgjuar këtë bisedë kishte menduar se do të vritej Fadil Gashi pasi që nuk iu ishte bindur urdhrave.

“Pra, nuk e di se çfarë lloj bisede tjetër kishin, por meqenëse po vinin dy makina, Mala po vinte, Binak Gashi gjithashtu, unë mendova se po vinin të dy në të njëjtën kohë. Kur Mala ma tha këtë, nuk e di pse, por pasi e dëgjova këtë bisedë që kishin pasur me njëri tjetrin, mendova se ai donte ta vriste Fadil Gashin se nuk po i bindej urdhrave të tij”, tha Kabashi.

Ai tha se nuk ka qenë pjesë e bisedave që ka dëgjuar mirëpo ka dëgjuar këto gjera atë kohë.

Këto deklarata Kabashi i dha duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Gaynor.

Kabashi thotë se nuk ka thënë që e ka parë Thaçin në Jabllanicë, ndërsa me Selimin kanë biseduar

Duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Gaynor, dëshmitari Shefqet Kabashi thotë se Rexhep Selimin e ka parë në Jabllanicë ndërsa për Hashim Thaçin thotë se nuk është i sigurt.

Gjyqtari Gaynor pyeti Kabashin se sa herë e ka parë Thaçin në kazermën në Jabllanicë ai tha se nuk ka thënë që e ka parë ndonjëherë aty.

Kabashi thotë se Thaçi ka diskutuar me Ramush Haradinajn që Tahir Zemaj të bëhej zëvendëskomandant.

Ndërsa gjyqtari Gaynor e pyeti Kabashin se nga është informuar se Thaçi kishte diskutuar me Haradinajn lidhur me këtë çështje.

“Ju thatë në deklaratën tuaj se me vonë mësova se Hashim Thaçi kishte diskutuar me Ramush Haradinaj që Tahir Zemaj të ishte zëvendëskomandant. Ju thatë në deklaratën tuaj se Hashim Thaçi kishit diskutuar faktin se Ramush Haradinaj kishte renë dakord që Tahir Zemaj të ishte zëvendëskomandant, nga e mësuat ju këtë gjë”, pyeti gjyqtari.

“Fshati ngjitur me Jabllanicën që ta kuptoni, ngjitur me Jabllanicën kam të afër në fshatin që quhet Dukagjin, disa nga të afërt e mi ishin futur në ushtri me Tahir Zemen në zonën e Dukagjinit , në fshatin e Baranit apo Lugu i Baranit për të cilat kohë që përgjigjej Tahir Zemaj. Sigurisht që dëgjonim nga të dyja palët se çfarë thuheshin. Në atë kohë, të gjithë ishin të kënaqur që ishte arritur njëfarë marrëveshje mes vete që të vepronin të gjithë bashkë kundër serbëve”, tha Kabashi.

Kabashi tha se me Selimin kanë biseduar për uniformë.

“Gjithashtu në të njëjtën kohë kur erdhën nga Jabllanica unë mund të vija brenda ditës, apo të nesërmen, por i pashë aty, diskutuam me Selimin për uniformën”, tha Kabashi.

Ndërsa, mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe e pyeti dëshmitarin se këto biseda të pretenduara se nga kush i kishte dëgjuar. Ndërsa, dëshmitari pohoi se i ka dëgjuar nga personat përreth zonës.

Ndryshe, ZPS-ja nuk pati pyetje shtesë për dëshmitarin dhe as nga mbrojtja e Veselit dhe e Selimit, kështu duke përfunduar dëshmia e tij./ Betimi për Drejtësinë

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika