Kadaj nga Presidenca i reagon keq Muratit: Po qysh bre a mbyllet Qeveria në ora 16:00?

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili e kritikoi publikimin e menjëhershëm të kërkesës, duke theksuar se këto çështje duhet të trajtohen larg mediave.

Në një postim, Kadaj-Bujupi ironizoi me statusin e Muratit për kohën kur është pranuar kërkesa e Presidentes, duke thënë se vendimet e rëndësishme nuk kanë orar zyrtar.

Kadaj-Bujupi gjithashtu kritikoi Muratin për zvarritjen e vendimeve të rëndësishme, duke përmendur se ai ka pasur kohë për të shqyrtuar çështjen e tarifave që nga viti 2023, por ka neglizhuar çështje të tjera me rëndësi, si përfitimet për invalidët e luftës dhe marrëveshjet e investimeve me Katarin.

Reagimi:

Ministri i Financave në detyrë qenka anku që Kryeministri ka marrë një shkresë nga Presidentja pas orarit të punës. Po qysh bre, a mbyllet Qeveria në ora 16:00? Kur osht puna për vendime të rëndësishme për shtetin, s’ka orar zyrtar.

Na paska njoftu edhe që prej 2023-ës e paska “shqyrtu” këtë propozim. Paskemi prit boll atëherë! Ama për disa çështje paska kohë me shqyrtu sa të dojë, e për disa tjera s’po ngutët hiç. Për invalidët e luftës, për shembull, iu dasht me u marrë me buxhetin për proteza derisa njerëzit kanë mbet në shtrat, tuj prit për një shtraf… Qenka i shpejtë vetëm kur i konvenon!

E marrëveshjet me Katarin? Një prej aleatëve më të mëdhenj të Amerikës, me potencial të madh për investime? Edhe ato i ke mshelë në sirtar, tu prit mos po shqyrtohen vetë.

E paske thonë që puna e tarifave osht çështje e ekzekutivit. Ama puna e ekzekutivit osht me vepru, jo me të shku mandati tu “shqyrtu”

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika