Pëmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar për këtë garë duke treguar se Gara e Akademive Ndërkombëtare është një garë vjetore dhe aty marrin pjesë kadetët nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.
Ai shtoi se pjesë e kësaj gare ishin kadetët nga Kosova , Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj.

”Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Mehaj.
Ndërsa, në këtë garë ekipet e akademive testohen me shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi të tjera ushtarake.
Mehaj përfundon postimin duke uruar që të vazhdohet me suksese të reja.
