Kadetët e FSK-së shpërblehen me medaljen e artë në garën ndërkombëtare në Itali

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU), kanë pranuar medaljen e artë nga Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) në Sanremo të Italisë në garën ndërkombëtare të Ligjit të Konfliktit të Armatosur (LOAC) .

Pjesë e garës ndërkombëtare të Ligjit të Konfliktit të Armatosur (LOAC), kanë qenë akademi të ndryshme nga vende të botës dhe suksesi i arritur i kadetëve të QSU-së është vlerësuar lartë nga FSK-së.

Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) është një organizatë e pavarur që promovon ligjin ndërkombëtar humanitar, të drejtat e njeriut dhe ligjin e refugjatëve, duke ofruar kurse dhe konferenca për profesionistë ushtarakë, diplomatë dhe juristë, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kadetët e QSU-së, morën pjesë për herë të parë në këtë garë ndërkombëtare dhe arritën të triumfojnë suksesshëm duke u shpërblyer me medaljen e artë.

“Qendra për Studime Universitare mori pjesë për herë të parë në këtë garë dhe u kthye me medalje të artë, duke dëshmuar avancimin që kjo qendër po arrin në përgatitjen e kadetëve të saj. Gara ishte gjithashtu një shembull i shkëlqyer i punës ekipore me kombet e tjera, ku kadetët tanë bashkëpunuan ngushtë me kolegë ndërkombëtarë në zbatimin e Ligjit të Konfliktit të Armatosur”- njofton FSK

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika