Kadetët e FSK-së zhvillojnë stërvitjen përkrah ushtarëve të NATO-s

Përmes Kampit Veror 2022, kadetët e FSK-së janë duke zhvilluar stërvitjet në Maqedoninë e Veriut përkrah forcave Veri-Atlantike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadetët e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë duke zhvilluar stërvitjet përkrah ushtarëve të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj bëri të ditur se këto stërvitje po kryhen në kuadër të kampit veror “Kampi Veror 2022” i cili po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Ai e ka cilësuar këtë si një “mundësi të shkëlqyer” që kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i rrisin shkathtësitë e tyre.

Postimi i Ministrit Mehaj në Facebook

“Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Foto përgjatë trajnimit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika