Kadiu: Hapja e Urës së Ibrit e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit nuk kanë asnjë ndërlidhje me zvarritjen e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Klisman Kadiu për “KosovaPress” ka thënë se hapja e Urës së Ibrit është e paraparë në marrëveshjet e Brukselit dhe se do ishte absurde mbajtja e masave apo vendosja e tyre ndaj Kosovës, për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Hapja e urës nuk ka ndërlidhje me masat. Ajo është e paraparë në marrëveshjet e Brukselit. Në një rast të tillë të aluduar, do ishte absurde mbajtja e masave apo vendosja e tyre ndaj Kosovës, për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut në Bruksel”, deklaron Kadiu.

Janë bërë mbi një muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës. Por, ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje.

Në një përgjigje me shkrim për “KosovaPress” një zëdhënës i BE-së ka thënë se diskutimet në Këshill po vazhdojnë.

Masat ndaj Kosovë u  vunë pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës në kohën kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat në veri u dërguan me mbështetjen e policisë së Kosovës në zyrat e tyre në maj të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika