Kadiu kritikon Stanon: Ka gatishmëri maksimale të nxjerrë deklarata kundër Kosovës

Klisman Kadiu këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimit

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Ekipit Menaxhues për Asociacionin, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen me Serbinë.

Klisman Kadiu e kritikoi zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, se nuk ka njohuri për procesin e dialogut, po ka vetëm gatishmëri për të folur kundër Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”, ka thënë ai.

Kadiu u shpreh se Stano duhet të reagojë për votën e Serbisë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gatishmërinë e njëjtë duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për  shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën, po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, ka thënë ai.

Kadiu tha se ekipi menaxhues e “ka pasur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”.

Bashkimi Evropian është deklaruar në lidhje me lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një prononcim për KALLXO.com tha se marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion derisa të miratohet statuti i Asociacionit.

“Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e ekipit menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion derisa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe”- theksoi ai.

Stano u shpreh se vendimi për shpërndarjen e ekipit menaxhues “shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut”, teksa shtoi se çdo vendim në lidhje me këtë grup duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika