Kadrijaj: Kurti është i lidhur me mafinë energjetike

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, në veçanti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka lidhje, siç e ka quajtur ajo, me mafinë energjetike.

Kadrijaj në “Five”, tha se Kurti qëllimisht po e mbron ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-drejtorin e KEK-ut, me qëllim që t’i mbulojë krimet.

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare, tendera njëburimorë, Krasniqi ka qenë në VV, i emëruar nga Kurti, sikurse Martin Berishaj që ka pasur afërsi me presidenten dhe kryeministrin. Kjo heshtje është që të shuhet afera, ky zinxhir i bie që Qeveria është e lidhur me mafinë energjetike”, ka thënë ajo.

“Po shihet se janë të lidhur me mafianë energjetike, e kemi parë që gjatë muajve të verës, që Kosova i ka dhënë energji elektrike Shqipërisë, në dimër Shqipëria ia ka kthyer, tash kjo nuk ka ndodhur. Ne po importojmë energji me miliona, po është lidhshmëri, VV, çdo investim që është dashur të ndodhë e ka kundërshtuar”, ka vijuar ajo.

Ajo tha se nëse Kurti do të ishte i pastër, do ta shkarkonte ambasadorin Berishaj, menjëherë pas raportimeve për korrupsion.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika