Kadrijaj: Provat e Gjykatës Speciale janë të porositura nga regjimi i Serbisë

Time Kadrijaj, AAK

Deputetja e AAK-së, e cila po ashtu ishte ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, i ka quajtur të porositura nga Serbia, “provat” e paraqitura nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Ajo ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, dhe se akuzat ndaj kësaj ushtrie janë të padrejta.

Ajo u shpreh se Kosova beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët sipas saj, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Kjo është e padrejtë se çfarë po i ndodh atyre, 24 vite pas lufte, kjo është padrejtësi e radhës, sepse të gjykohen ata që kanë bërë luftë të drejtë dhe luftë çlirimtare është padrejtësi. Kosova i ka dhënë përkrahje gjykatë dhe beson në pafajësinë e ushtarëve të UÇK-së, sepse gjithmonë i janë përgjigjur thirrjeve që u janë bërë. Është pa, ato fakte dhe dëshmi nga Gjykata e Hagës, kanë qenë të fabrikuara, të blera dhe të porositura nga regjimi i Serbisë, dhe në fakt drejtësia ka triumfuar, e kemi në rastet e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë kthyer faqebardhë”, ka thënë ajo.

Kadrijaj tha se beson që të gjithë ata që po gjykohen do të kthehen të pafajshëm pranë familjeve të tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika