Kadrijaj: Vetëm fjalori mashtrues i ka mbetur Qeverisë Kurti

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kritikoi Qeverinë Kurti për mashtrim dhe populizëm. Ajo theksoi se qeveria nuk ka përmbushur premtimet e saj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e akuzuar për retorikë populiste dhe mashtruese.

Në “FIVE” të Dukagjinit, Kadrijaj theksoi se Qeveria aktuale nuk ka arritur të përmbushë premtimet e saj dhe tani mbështetet vetëm te “fjalori mashtrues”, për të manipuluar opinionin publik.

“Kjo qeveri po bën që me të fjalorin tyre populist mundet me mashtru publikun. Edhe e vetmja gjë që iu ka mbetë, janë këto fjalë boshe, të cilat po i përsërisin në vazhdimësi.

Iu kujtohet qytetarëve, Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, një prej premtimeve ka qenë që nuk do të dialogojë dhe që do të dialogojë veç me serbët lokalë. Dhe pa kërkuar falje Serbia për krimet që i ka bërë në Kosovë prapë nuk do të ulem në tavolinën e diskutimit dhe pa kthyer të gjithë të pagjeturit”, ka thënë deputetja e AAK-së.

Kadrijaj theksoi se Qeveria Kurti jo vetëm që ka filluar dialogun me Serbinë, por e ka bërë këtë pa parime dhe pa konsultime me faktorin ndërkombëtar dhe opozitën.

“Lerë që filluan të dialogojnë, por kanë bërë dialog pa parime. Dhe nuk kanë pasur konsultime as me faktorin ndërkombëtar, por as edhe me faktorin e brendshëm, me partitë opozitare… nuk kanë raportuar në Kuvend se çka kanë dialoguar… të vërtetat i kemi marrë vesh se çka kanë dialoguar prej faktorit ndërkombëtar.

Një qeveri të ankohet pas 5 vjetësh e gjysmë që këto problem i ka të trashëguara dhe të mos jetë në gjendje një problem me zgjidhë në Kosovë, nuk e di se çfarë do të kërkojë tash. Cilat do të jene pretekstet çka do të kërkojë para votuesit. Me çfarë arsyeje do të kërkojë besim tjetër”, ka shtuar Kadrijaj.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika