Kadriu për keqtrajtimin e fëmijës nga logopedi: Institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të vetëdijesohen

Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar i Aftësisë të Kufizuara ka thënë se abuzimi i fëmijëve është padyshim vepër penale dhe ngjarje e vështirë, sipas tij ngjarja e fundit duhet te shërbejë për profesionistët e fushës

Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar i Aftësisë të Kufizuara





Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar i Aftësive të Kufizuara, i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka shprehur keqardhje që në Kosovë është duke ndodhur fenomeni që abuzohet ndaj fëmijëve.

Për rastin e logopedit që ka abuzuar me një tre vjeçare qe kishte autizëm, Kadriu ka thënë se për këtë ngjarje duhet shqetësuar sepse institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të vetëdijesohen.

“Abuzimi i fëmijëve është padyshim vepër penale dhe ngjarje e vështirë dhe kjo ngjarje duhet te shërbej për profesionistët e fushës”, ka thënë Kadriu.

Kadriu ka theksuar se ka dyshime që logopedi Fazliu ka abuzuar dhe ndaj fëmijëve të tjerë dhe ka potencuar se kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit, që t’i pyesin dhe prindërit e tjerë që kanë dërguar fëmijët e tyre në këtë qendër nëse “profesionistët” kanë abuzuar dhe me fëmijët e tjerë.

“Instutucionet e Kosovës duhet t’i monitorojnë shërbimet logopedike dhe shërbimet tjera që lidhen me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe në asnjë moment të mos i ipet mundësia që këta fëmijë të abuzohen”, ka shtuar Kadriu.

Të dielën e 27 nëntorit ësshtë raportuarr se logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani,  ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3-vjeçar me autizëm dhe i njëjti nuk ka licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika