Kaja Kallas viziton Tiranën

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas qëndron sot për vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Kallas do të pritet në takim nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.

Do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media me Ramën.

Kaja Kallas do të takojë edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu me të cilët do të të hapë Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

Diplomatja e BE-së do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë.

Para Tiranës, ajo vizitoi Malin e Zi. Atje, Kallas tha se blloku është duke i analizuar gabimet në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë ‘vitalitet’ procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas Tiranës, Kaja Kallas do të ndalet edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ndërkaq, vizitë nuk ka paralajmëruar në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi./KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika