Gazetari hulumtuës Vehbi Kajtazi ka thënë se, ajo që ka ndodhur në Amerikë është hajgere pasi për 15 ditë Kurti në Amerikë nuk e ka takuar askënd nga personazhet kryesore për veç këshilltarit të presidentit Joe Biden në shkallë të banesës.
Sipas Kajtazit, Marko Gjuriqi të cilin e kishte ngrehur zvarrë Policia e Kosovës, nga veriu për në Prishtinë, tani ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, e ka takuar presidentin Joe Biden, ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk e ka takuar.
Ai i ka numëruar personat e rëndësishëm të cilët nuk i ka takuar Albin Kurti duke thënë se “as Presidentin Joe Biden, as Sekretarin Antony Blinken, as Nënkryetaren Kamala Harris, nuk i ka takuar përveç një këshilltari edhe atë më gjasë në hyrje të banesës e ka takuar” ka thënë ai duke ironizuar.
“Kurtin nuk e ka pritur askush në takimi”, ka thënë Kajtazi.
Tutje Kajtazi duke e komentuar vizitën e Kurtit është shprehur se “kjo është e tmerrshme me ta pritur kryeministrin në shkallë të hyrjes dhe mos me fut brenda. Nuk ka më poshtërsi. Nuk ka ku të biemë më poshtë se sa kështu”.
“Kur pritet si duhet, e ki një stemë në zyrë nga mbrapa por takimi më i larët për Kurtin ka qenë te shkallët”, ka thënë Kajtazi.