Kajtazi: Ka shumë anomali në procedurat e Prokurorisë për “Veteranët”

Analisti Vehbi Kajtazi, për rastin "Veteranët" ka thënë nuk duhet të lihet pezull një proces për shkak të procedurave gjyqësore dhe anomalive në punën e prokurorisë

Të martën, më 26 prill, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”, ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata e Apelit.

Vehbi Kajtazi, analist në emisionin “Debat Plus” të Dukagjinit, ka thënë se është shumë normale të kthehet një proces gjyqësor në pikën zero si proces, por jo të lihet pezull një proces për shkak të procedurave gjyqësore dhe anomalive në punën e prokurorisë.

“Shumë anomali ka pasur në punën e prokurorisë, ku përmenden 20 mijë veteranë të rrejshëm të gjithë të identifikuar me emër e mbiemër, me të dhëna personale, ku 10 prej tyre kanë reaguar që janë të vërtetë, prokuroria paska gabuar për 1000 persona por nuk ka mundur të gabojë me të gjithë ata që i ka futur në atë listë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këto anomali i sjellin pasoja edhe buxhetit të Kosovës.

“Nëse një person është gabim në këtë listë dhe ka reaguar që është i vërtetë, duhet që prokuroria të ndërhyjë dhe ta mos e lërë pezull këtë proces, sepse dëmi material që i shkaktohet buxhetit të Kosovës është i madh”, ka shtuar ai.

Sipas tij, një fëmijë i lindur në vitin 1999, në kohë të luftës, nuk mund të jetë veteran, kjo është bërë me qëllim të përfitimit politik e financiar.

“Duhet të gjenden përfituesit nga kjo listë , ata që e kanë bërë për elektorat dhe vota, prandaj prokuroria duhet të ketë parasysh këto kur të bëhet ndonjë aktakuzë për këtë proces”, ka theksuar Kajtazi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika