Kajtazi: Nuk ka asnjë dyshim që qeveria Kurti është e korruptuar

I ftuar në Debat Plus, Vehbi Kajtazi rendit arsyet se pse qeveria Kurti sipas tij, është një qeveri e korruptuar

“Ana zot ymër me pa çka ka me ndodh”.

Kështu thotë Vehbi Kajtazi pas renditjes së disa arsyeve të cilat sipas tij, tregojnë që nuk ka asnjë dyshim se qeveria Kurti është e korruptuar.

Sipas gazetarit nga “Paparaci”, rasti i parë që ishte një dokumentim i korrupsionit të qeverisë Kurti ishin punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK)  i cili u vërtetua me anulimin e këtij konkursi.

“Nuk kishte asnjë puntor të punësuar që nuk kishte lidhje familjare apo partiake me VV-në”, thotë Kajtazi, për RTV Dukagjinin.

Për më tepër, Kajtazi thotë që një dëshmi tjetër e këtij siç e quan ai “nepotizmi”, ishte edhe rasti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Për këtë rast, ai ka theksuar se “nuk them që qeveria Kurti kishte të bënte me pastrimin e parave por me mbrojtjen që ja bëri Presidentja Osmani, ishte një konfirmim i qartë”.

Lidhur me pretendimet e ekzistencës së një afere të këshilltarit të Liburn Aliut, Florent Ramqaj, Kajtazi ka thënë se nuk beson që ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është i përfshirë në një aferë të tillë duke thënë se “po të ishte i korruptuar, nuk do i’a besonte korrupsionin këtij niveli”.

“Besoj se Liburn Aliu nuk ka qenë në dijeni për një aferë të tillë”, ka theksuar ai.

Njëherësh, ai e ka cilësuar reagimin e Ramqaj si “shumë qesharak”.

Nga ana tjetër, Dardan Gashi, analist, ka thënë se “ideja se qeveria Kurti nuk është e korruptuar është një përrallë.

Bazuar në regjistrimin e treguar, aty ku Berat Buzhala pretendon të tregojë një regjistrim të një telefonate se si një kompani kërkon ryshfet, sipas Visar Ymerit, “nuk ka dilemë nëse kjo është një formë e korrupsionit”, gjersa ka shtuar se është një rast që duhet hetuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika