Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë shqetësuese për shoqërinë kosovare dhe shtetin është vrasjet e planifikuara.
Ai ka thënë se aktualisht ekziston mosbesim mes institucioneve dhe popullit.
“Shqetësimi i dytë është se në duart e qytetarëve ndodhet armatim me shkatërrim të fuqishëm, ndodhet armë automatike, mitraloz, ndodhen armë kundërtanke”, është shprehur ai.
“Një informator[në kohën time] ka vlejtë sa 60 policë, do të thotë shtrirja e rrjetit operativ, informatorëve, pagesa e atyre, mirëmbajtja e atyre duhet të jetë në kuadër të edhe inteligjencës së policisë por edhe në kuadër të AKI-së të jetë një departament i veçantë i cili e avancon këtë”, ka thënë Kajtazi.