Kajtazi: Sikurse Rama ta kishte synim që ta rrëzonte Albin Kurtin, për mua është tepër legjitime

Sipas Vehbi Kajtazit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ai, i cili i kishte shpallur luftë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, duke tentuar që ta rrëzojë nga pushteti nëpërmjet pjesëmarrjes së tij në zgjedhje dhe në protesta në Shqipëri

Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë pjesë në zgjedhje dhe në protesta në Shqipëri, me qëllimin e vetëm që ta rrëzonte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Sipas tij, meqë Kurti kishte provuar që ta rrëzojë Ramën në mënyrë ligjore, edhe Edi Rama ka të drejtë kushtimisht që ta rrëzojë Albin Kurtin.

“Nuk besoj që kryeministri, Edi Rama nuk ka për qëllim që ta rrëzojë Kurtin, por nëse do ta kishte për mua është tepër legjitime” ka thënë Kajtazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka thënë se arsyeja pse kryeministri Rama nuk ka një qëllim të tillë, është se Ramës i nevojiten kundërshtarë që të tregojë që është më i mençur se ta. Sipas tij, Rama është duke luajtur me Kurtin.

“Kryeministrin Kurti,  Rama e ka bërë për pesë pare, sepse shkon dhe i viziton familjen e  Hashim Thaçit,  kurse nga krerët e shtetit të Kosovës askush nuk ka qenë”, ka theksuar ai.

Sipas Kajtazit, Rama është duke i joshur edhe biznesmenët që të investojnë në Shqipëri, kurse në konferencë për media, ky i fundit është tallur me kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm Kurti.

Ndërkaq, ai ka thënë se gjithçka që është raportuar në media do të ishte legjitime, pasi Kurti ka qenë i pari që i kishte shpallur luftë Ramës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika