Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas gjatë së martë pritet t’i takojë liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, gjatë një konference për media.
Ndërkaq, edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti. Pas takimeve do te kenë një darkë formale.
Teksa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor, dhe për këtë arsye ka planifikuar një vizitë në Bruksel më 4 dhjetor. Aty, Osmani do të zhvillojë takim me presidentin Costa.