Kallasi viziton për herë të parë Ballkanin Perëndimor, por nuk vjen në Kosovë

Nga data 7 deri më 9 prill, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëherazi Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën

Kandidatja për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Nga data 7 deri më 9 prill, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëherazi Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Ajo do të zhvillojë takime me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një inspektim të pajisjeve të financuara nga Fondi Evropian i Paqes.

Në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Konferenca për shtyp me Kryeministrin Rama do të mbahet më 8 prill në orën 10:25.

Ajo do të zhvillojë takime gjithashtu me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Kallas do të hapë zyrtarisht Dialogun e parë të Sigurisë BE-Shqipëri, së bashku me ministrat Hasani dhe Vengu.

Ajo do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të grantit dhe kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për zhvillimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë.

Gjithashtu, do të mbajë fjalë para studentëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Kallasi do të vizitojë trupat e misionit të BE-së, EUFOR, dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës. Po ashtu, do të zhvillojë takime me kryeministren Borjana Kristo dhe ministrin e Jashtëm Elmedin Konakoviq.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika